Marrëveshja Thaçi-Vuçiq pas rrëzimit të Kurtit/Falje e territorit të pasur, falje e krimeve çnjerëzore të luftës

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se marrëveshja Thaçi-Vuçiq egziston dhe është e keqe, në dëm të Kosovë.

Sipas saj kjo marrëveshje është në të mirën e kriminelëve.

Sipas tij, nënkryetari I LDK-së, Lutfi Haziri pohoi në emision se në atë marrëveshje “diçka duhet të jepet”, pra dera e copëtimit të Kosovës është ende e hapur, nëse i lejojmë.

“Baton Haxhiu, sekseri i Beogradit, pohoi në emision se marrëveshja përfshin amnisti për “krimet e bëra nga të dyja vendet”, duke treguar se ai dhe bossat e marrëveshjes besojnë se ka patur krime të bëra edhe nga Kosova. Amnistia që thotë Batoni, dmth. që kurrë të mos ketë drejtësi për rreth 12.000 të vrarë e rreth 20.000 të dhunuar gjatë përpjekjes serbe për shfarosjen e shqiptarëve”, shkruan ai.

“Kjo është marrëveshja që duan të arrijnë pasi ta rrëzojnë fituesin legjitim të zgjedhjeve, LV-në: falje territori të pasur me minerale të rëndësishme, dhe falje e krimeve çnjerëzore të luftës”, ka përfunduar ai.