Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Abbott tha se kjo marrëveshje eliminon tensionet në veri, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Mirëpres marrëveshjen e rëndësishme që largon një burim tensioni dhe përgëzoj të gjitha palët për kompromisin që kanë treguar. Marrëveshja për targat do të jetë veçanërisht një lehtësim për ata që jetojnë në veri të Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik në Twitter.

Tutje, ai ka parashtruar kërkesë që serbët të rikthehen në institucionet e Kosovës.

“Tani duhet t’i shohim serbët e Kosovës të kthehen në institucione, në interes të punës së tyre, familjeve të tyre dhe sundimit të ligjit”, shkroi ai.

Marrëveshjen për targat Kosova dhe Serbia e arritën të mërkurën, pas takimit të kryenegociatorëve Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviçit, në Bruksel.