Marrëveshja për energjinë, Bislimi akuzon palën serbe për falsikimin e një dokumenti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Elektroseveri ka falsifikuar një dokument të lëshuar nga KOSST-i dhe ka thënë se kjo kompani po luan lojë të rrezikshme.

Bislimi ka thënë në RTK se në dimër qeveria e Kosovës nuk paguan për rrymën në veri dhe ka shtuar se vonesat dëmtojnë vetëm qytetarët atje.

“Para se të dakordohemi më 21 qershor, ne kemi pasur garancë të plotë të palës serbe që të zbatojë me tërësi, që nuk na janë dhënë neve por BE-së. Nuk ka pasur asnjë takim mes Bislimit dhe Petkoviqit, por takime të ndara me Lajçak. Nuk ka mund të na dhënë neve garancë. Edhe te qasja në databazë. Petkoviq ka thënë se janë të dhënat, por ka kërkuar afat shtesë prej dy javëve. Ai ka pasur të dërgojë atë për dy javë. Por duke e ditë se sikur pala amerikane dhe europiane e ka ditur se të dhënat janë, kanë thënë se duhet të dërgohen direkt. Elektrosever në vend të kësaj ka dërguar në Bruksel letër ku ka thënë se nuk kanë aspak të dhëna. Besoj është pamatur dhe papërgjegjësi totale nga ta. Kanë thënë se nuk kanë të dhëna, por fillimisht thanë se u duhej kohë”, tha ai.

“Një dokument që u duhej nga KOSST-i ka pasur ndërhyrje. Ata kanë nënshkruar por pastaj kanë ndërhyrë duke shkruar se është “Kosova e Metohija”. Kjo është falsifikim i dokumentit. Çdo shtyrje i dëmton qytetarët atje. Në dimër qeveria nuk paguan për serbët në veri”, shtoi Bislimi.