Kuvend

Marrëveshja për burgjet – Dikush e kërkon Albulena Haxhiun, Konjufca thotë ‘po tutet shumë’, Armend Muja i mëshon tavolinës

Kuvendi i Kosovës sot po voton disa marrëveshje ndërkombëtare. Kaloi edhe ajo me Danimarkën, rreth dhënies me qira të burgjeve.

Ndërkohë, pak para votimit, dikush po e kërkonte ministren Albulena Haxhiu:

“Albulena, ku është Albulena?”.

Konjufca u përgjigj më pas me fjalët: “Albulena qaq shumë u tut, s’po vjen hic”.

Kjo me gjasë i është dukur shumë qesharake deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i cili u pa duke goditur me dy duart tavolinën e tij, derisa po qeshte.

@ballkani.info “Albulena qaq shumë u tut s’po vjen hic” – Konjufca tallet me ministren Haxhiu. Kalon marrëveshja me Danimarkën për burgje. #kosovo #danimarka #burgje #albulenahaxhiu ♬ original sound – Ballkani.info