Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet hyrje-dalje pas dialogut të zhvilluar në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur Joseph Borrell nëpërmjet një postimi në Twitter ku ka bërë të ditur se pala serbe është pajtuar të heqë detyrimet për dokumente hyrje-dalje dhe Kosova të mos aplikojë këto dokumente.

Në këtë drejtim, Lajçak ka falënderuar të Dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe diplomacinë amerikane për mbështetjen.

“Dua ta falendëroj të Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, shkruan Lajçak.

I thank DAS Escobar and the 🇺🇸 diplomacy for their strong engagement in support of the 🇪🇺-facilitated Dialogue. https://t.co/6UqwpMh1Zn

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 27, 2022