PDK

Marrëveshja dhe Drafti i Asociacionit: Bedri Hamza tregon se qysh do të merrej me to, si Kryeministër

Marrëveshja Kurti – Vuçiq, është marrëveshja më e varfër në historinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, thotë kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza. Sa për Draft-Statutin e Asociacionit, ai thotë se ‘duhet të punohet që ai të ndryshohet shumë’.

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, në emisionin Rubikon ka bërë të qartë qëndrimin e tij, sa i përket Marrëveshjes Bazike dhe Planit Implementues (Aneksin e Ohrit).

Thotë se kjo është ‘marrëveshja më e varfër që ka pasur Kosova në historinë e dialogut’.

Hamza ka folur për tri prej çështjeve thelbësore: Marrëveshja e Ohrit, Drafti i Asociacionit dhe raportet e Kosovës me Aleatët (ShBA, BE, Britani e Madhe).

Marrëveshja e Ohrit është regres, thotë Bedri Hamza

“Është regres. Dialogu nuk është proces që me dëshirë nuk është marrë asnjë qeveri, por ekziston është në tavolinë.

Ka lëvizë në regres, prej njohjes reciproke sot nuk e ke temë njohjen për shkak të gabimeve në këtë proces dhe dështimeve.

Është tepër i rëndësishëm momentumi.

E dimë që kemi pagu kosto për poena puro politik si me rastin e demarkacionit por edhe me procesin e dialogut, jo që ka pasë progres, por regres.

Sot e kemi në tavolinë një prej ofertave më të varfra që ka pasë Kosovë.

Kjo është përgjegjësi e kësaj Qeverie.

Sigurisht se nuk është e lehtë, nuk mundesh me pranu obligime dhe me thanë nuk i kam pranu.

Ka dallim mes asaj se çka është dialogu dhe çka janë marrë vesh.

Ka dallim mes asaj se çka janë marrë vesh dhe çka po zbatohet”, thotë ai, përcjell Nacionale.

Drafti i Asociacionit, duhet të punohet që të ndryshohet, thotë Hamza

“Duhet të punohet shumë që ai të ndryshohet. E mira kish me qenë se në marrëveshjen e 2013 statuti i Asociacionit ka qenë pjesë e marrëveshjes i barabartë me statutin ekzistues të komunave. Ashtu shkruan në marrëveshje. Sot nuk e ke atë.

Nuk po e zbaton por është pengesë pastaj për ecjen e Kosovës drejt integrimeve në BE dhe anëtarësimin në struktura të tjera që Kosova i ka synim dhe domosdoshmëri.

Nuk mundesh me hy në BE nëse nuk je i dakorduar me kushtet që ata i vendoset”, thotë ai në Klan Kosova.

Raportet me aleatët, sipas Bedri Hamzës

“Nuk ka dilemë se (aleatët më të mëdhenj, v.j), janë Shtetet e Bashkuara. Jemi mirënjohës që falë tyre dhe UÇK-së, kemi lirinë dhe pavarësinë, bashkë me vende të BE-së, Mbretërinë e Bashkuar.

Përveç ndihmës ushtarake e kemi edhe ndihëm politike dhe diplomatike por edhe ekonomike.

Ne do t’i mbrojmë miqtë, do ta zhvillojmë dhe avancojmë partneritetin me vendet mike, do të jemi falënderues për përkahjen dhe mbështetjen e tyre, ka qenë e pamundur që Kosova të avancojë pa përkrahjen e tyre”, thotë z.Hamza.

Hamza për zgjedhjet: Hajde, hajde shkojmë – PDK e ka datën

Lidhur me datën që PDK, e ka rekomanduar 9 qershorin e këtij, viti, Bedri Hamza thotë se mund të flasin për të, por edhe për opsione të tjera.

Thotë se Kurti po dorëzohet.

PDK ka datë dhe është e gatshme të bisedojë për opsionet e shkuarjes në zgjehdje. Hajde, hajde.

Kurtit i konvenojnë edhe s’i konvenojnë zgjedhjet.

Nuk është viktimizim.

Pa dashtë zoti Kurti, në asnjë opsion Kosova nuk mundet me shku në zgjedhje.

Po dorëzohet, po ia shkurton vetit mandatin, mund të quhet edhe dorëzim. Pa dashtë zoti Kurti nuk mundemi me shku në zgjedhje, s’mund të shpërbëhet as Kuvendi, as me mocion s’mund ta shpërbëjmë qeverinë, dhe pa dashtë zoti Kurti Vetëvendosja nuk voton.

Na jemi të interesumë me u ulë me bisedu me partitë politike dhe me i dhanë drejtim kësaj çështje.

Jemi të hapur, po realisht, varet edhe prej partive të tjera politike por kryesisht prej zotit Kurti, a ka seriozitet në këtë punë, qysh e ka planifiku këtë”, tha Hamza.

Hamza: Nepotizmi është në kulm me Qeverinë Kurti

Bedri Hamza, thotë se kryeministri Kurti erdhi në pushtet me premtimin për çkapjen, por më pas, ‘vetë i plasi bordet duke i kapur’.

Përvec mungesës në ekonomi dhe investimeve kapitale, kemi edhe shumë probleme që janë kriju. Nepotizmi është në kulm.

Është folë për ckapjen e ndërmarrjeve publike, jo që janë ckapë, po janë plasë. Vendose bre edhe prej partisë politike po të paktën me qene profesionist i fushës, kur shkon në punë flamurin e partisë me lanë në parti. Është folë shumë për korrupsion. Kanë fitu zgjedhje me kauza dhe premtime që nuk i kanë përmbushë”, thotë ai.

“Kanë folë kundër vendimit për tokat e Manastirit, kanë folë që nuk duhet negociata, nuk shkojmë në negociata pa plotësimin e një numri të konsiderueshëm të kushteve.

Nuk besoj që ka kryeministër që ka pasë takime kaq shumë në dialog, se sa qeveria Kurti.

Asnjë prej tyre nuk është përmbushë. As nuk është adresu cështja e të zhdukureve të luftës.

Kanë ndodhë vetëm takimet, marrëveshjet kanë ndodhë”, thotë ai.

Hamza: Radojçiqi i ndërtoi vilat viteve të fundit, dihet kush foli në telefon me të

Bedri Hamza thotë se sovraniteti në veri është shtrirë në vitin 2011.

“Në 2011 është vendosë sovraniteti, kur janë vendosë dogana në Jarinjë dhe Bërnjak. Targat është mirë që është zbatu por e dimë që problem me targa dhe shumë probleme tjera, ne e dimë që problem është Vuciqi, por realisht qeveria e Kosovës me veprimet e veta për disa poenë politik i solli dëm Kosovës.

Kemi sanksione, jemi në regres. Mund t’i quajmë edhe masa, kemi sanksione, nëse shikojmë kronologjinë, marrëveshjet e reja i kanë ndryshu marrëveshjet paraprake, për shembull atë të vitit 2013.

Nëse i referohemi dy letrave të presidentëve amerikanë, Trump dhe Biden në këto dy letra qartë thuhet se njohja reciproke nuk është në tavolinë.

Radojciqi vilat i ka bë viteve të fundit.

Kush ka folë me të edhe pasi që është futë në listën e zezë. Ka dallim”, thotë ai.

Hamza: Thaçin, Veselin dhe të tjerët nuk po i përkrah shteti

Bedri Hamza në emisionin e debatit ‘Rubikon’, u pyet edhe lidhur me presidentin Thaçi, Veselin dhe të tjerët që ndodhen në Hagë.

Ai thotë se shteti nuk po iu del në ndihmë, ndërkohë që ‘po i mungojnë shtetit të Kosovës’.

“Besoj në pafajësinë e tyre. Nuk është lehtë as për ta, as për familjet e tyre por nuk është lehtë aspak për neve. Po i mungojnë shtetit të Kosovës, kjo po shihet. Nuk e kanë përkrahjen në nivelin e duhur nga shteti. Me ta nuk kam folur për kandidaturën time sepse ata e kanë situatën e vetë. Uroj që kjo të përfundojë sa ma shpejt”, tha Hamza.

VIDEO BONUS: