“Marre për Vjosa Osmanin me ardh në Mamushë, me ngrënë pite dhe me thënë që do ndryshim”

Anëtari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Rifat Krasniq, ka përmendur një vizitë të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mamushë, e që sipas tij ka bërë që të mos ketë përfaqësues turk.

Ai ka akuzuar Osmanin dhe Kurtin, se kanë tjetërsuar vullnetin e komunitetit turk, duke mbështetur një tjetër subjekt politik i formuar së fundmi me emrin YTHP – Yenilikçi Türk Hareket Partisi.

Ai ka thënë se është marre për Vjosa Osmanin që ka shkuar në Mamushë dhe ka ngrënë pite dhe se në të njejtën kohë ka thënë se do ndryshim.

“Marre është, Vjosa Osmani, një kryetare e parlamentit e një president i shtetit me ardh në Mamushë me thanë po ha pite edhe dua ndryshim. Marrë është për ata”, ka thënë Krasniqi.

Pas kësaj deklarate të Krasniqit, Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, u largua nga mbledhja.