Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Marquinhos, është shprehur shumë i pakënaqur me rezultatin e mbrëmshëm kundër Manchester Unitedit, kur u eliminua nga Liga e Kampionëve.
Parisienët e kishin fituar ndeshjen e parë, në Old Trafford, me rezultat 0-2, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës
së Kampionëve. Mirëpo, ata e humbën ndeshjen kthyese, me rezultat 1-3, duke bërë kështu që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer të kualifikohet për shkak të golave si mysafir.
PSG-ja e dominoi ndeshjen, duke e mbajtur 73 për qind të topin gjatë ndeshjes, mirëpo francezët bënë vetëm katër goditje në drejtim të portës, po aq sa anglezët. Fati i tyre u përcaktua nga një penallti e Marcus Rashfordit, në minutën e katërt të minutave shtesë.
“Ndeshja që luajtëm ishte e pafalshme. Ne duhet ta analizojmë atë, të mendojnë dhe të jemi burra. Është një moment i vështirë. Ne duhej të kishin dhënë gjithçka në fushë. Tani, kjo ka marrë fund, nuk mund të themi: Është dashur ta bëjmë këtë apo atë”, ka thënë Marquinhos.
“Këto janë ende detaje dhe gjithmonë ndodh kështu në nivelin më të lartë të futbollit. Mendoj se kjo është koha e duhur për të mos folur shumë. Siç themi ne në Brazil, ka ardhur koha ta hamë m*utin tonë”.
“Është një situatë e ndyrë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”.







