Marko Gjuriq

Marko Gjuriq e çon një shkrim në gazetën amerikane, zotohet se paqja në rajon është prioritet absolut i Vuçiqit

Në cilësinë e ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka dërguar një opinion të tij në gazetën amerikane “The Wall Street Journal”, duke pretenduar se “Serbia e urren idenë e një lufte tjetër rajonale”.

Shkrimi i tij vjen si tentativë për t’iu përgjigjur një op-ed’i nga Ivana Stradner dhe Mark Montgomery ku flasin për qëllimet e Rusisë në Ballkan.

“Ndërsa e shikoj tendencën e Ivana Stradner dhe Mark Montgomery për të shpjeguar marrëdhëniet e jashtme në rajonin e Ballkanit, jam shumë i zhgënjyer kur lexoj keqkarakterizimin e tyre për qëllimet e Serbisë në një op-ed të 18 marsti “Putini kërkon luftë në Ballkan”. Unë mund të pohoj me besim, si një njeri me njohuri intime të historisë së Serbisë dhe aspiratave të së ardhmes, se vendi im e urren idenë e një lufte tjetër rajonale. Në kundërshtim me argumentin e op-edit, është një prioritet absolut për presidentin tonë, Aleksandar Vuçiq, dhe qeverinë tonë që të ruajnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka shkruar ai.

Ai u mundua që kritikat për mospërshtatja e Serbisë me Perëndimin për të sanksionuar Rusinë për luftën e saj në Ukrainë t’i mbulojë me një “marrëdhënie të fortë” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq përfshirë edhe me homologun e tij ukrainas.

“Gjatë dekadës së fundit, Serbia e ka zgjeruar me shpejtësi ekonominë e saj – ajo tërheq 65% të të gjitha investimeve të huaja direkte në Ballkan – inauguroi, promovoi dhe zhvilloi iniciativa bashkëpunimi rajonal si platforma e Ballkanit të Hapur dhe kultivoi marrëdhënie të forta me të gjithë partnerët kontinentalë, duke përfshirë Ukrainën. Veçanërisht, Presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi publikisht Presidentin Vuçiq në një samit në Shqipëri shkurtin e kaluar për mbështetjen e tij ndaj Ukrainës”.

Gjithashtu, Gjuriq në këtë shkrim thotë se kanë kërkuar ndihmën e Perëndimit për “të ndalë” kryeministrin Albin Kurti në “shtypjen e serbëve”. Ai këtu e çoi shifrën e serbëve në Kosovë në 100,000.

“Ne kemi kërkuar në mënyrë aktive angazhimin e Bashkimit Europian dhe të SHBA-së për të parandaluar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili është përballur me dënimin global për shtypjen e tij ndaj 100,000 serbëve në Kosovë dhe M., nga destabilizimi i Ballkanit. Kjo është vetëm një nga mënyrat se si Serbia vazhdon të shtyjë për më shumë dekada stabilitet në rajonin tonë. Është me të vërtetë gjithçka që duam”.

Në shkrim Gjuriq është nënshkruar si Ambasador i Serbisë në SHBA edhe pse ai tashmë është kthyer në Serbi dhe përflitet si kandidat i mundshëm për Kryeministër të ri të Serbisë.

VIDEO BONUS: