Marketet ekspozojnë produktet e importuara nga Serbia, me flamuj brazilian (FOTO)

Pas vendimit të Qeverisë për taksën 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, kishte hyrë në fuqi edhe udhëzimi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e flamujve afër produkteve të ekspozuara për shitje, që konsumatorët të informoheshin për prejardhjen e produkteve.

Mos respektimi i këtij udhëzimi, pasonte me gjoba të herëpashershme nga Inspektorati i Tregut i cili kryente kontrolle të vazhdueshme në bizneset dhe marketet që operojnë në Kosovë.

Ballkani.info kishte raportuar disa ditë më parë për dy raste kur marketet nuk i kishin ndjekur këto rregulla, duke i ekspozuar produktet serbe me flamuj të tjerë me qëllim të mashtrimit të konsumatorëve, apo edhe nga pakujdesia.

Njëri nga rastet e raportuara ishte gjobitur nga Inspektorati i Tregut dhe rasti ishte proceduar për në Gjykatë.

Lexo edhe:
https://ballkani.info/mti-gjobit-marketin-super-viva-pas-raportimit-te-ballkani-info-vendosi-flamurin-e-kosoves-ne-produkte-serbe/

Por udhëzimi nga MTI-ja, po vazhdon të neglizhohet nga disa markete që operojnë brenda Kosovës, duke ekspozuar produktet me prejardhje nga Serbia, si produkte të Brazilit.

Në fotografitë e siguruara nga Ballkani.info, shihet ekspozimi i produkteve ‘Plazma’ me flamuj brazilian.

Ose në rastin tjetër, kur produktet ‘Isler’ ekspozohen me flamuj serb të kthyer mbrapsht. /Ballkani.info