“Marakli i pareve” – Sekretari i UP-së, Esat Kelmendi merr para edhe nga punëtoria që e nënshkruan vet!

Ai mund të quhet “marakli i pareve”. Pagë mujore mbi 4 mijë euro, shtesë funksionale të jashtëligjshme, meditje, etj., janë vetëm disa nga të hyrat që i pranon sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi.

I përfolur për shumë afera, Kelmendi vazhdon të ‘lakmoj’ në para. Së fundi, Kelmendi e ka futur vetën në një punëtori nga e cili ka përfituar 274 euro.


Kelmendi pjesë e këtij trajtimi është edhe vetë nënshkrues i marrëveshjes, e cila mban datën 07.09.2021.

Esat Kelmendi, sekretar i përgjithshëm i Univeristetit të Prishtinës del të jetë njëri nga personat me të paguar në shtetin tonë sa i përket pagës që merr nga buxheti i Kosovës, shkruan Ballkani.info. Paga e tij vjetore, mesatarisht, është mbi 30 mijë euro, gjë që ia kalon edhe kryeministrit të vendit.

Në bazë të disa transaksioneve bankare të cilat ka arritur t’i sigurojë Ballkani.info, në shtator të vitit të kaluar, Esat Kelmendi ka marrë pagë 4 mijë e 174 euro e 99 centë. Duket e pabesueshme, por Kelmendi gjatë këtij muaji veç honorare i ka marrë plot 2 mijë e 245 euro.

Në këtë shumë prej 4174 eurove futet edhe ‘shtesa funksionale’ prej 250 eurove, të cilën Esat Kelmendi e merr çdo muaj dhe atë që një kohë të gjatë.
Kelmendi në mars të këtij viti është paguar 2 mijë e 642 euro, nga të cilat 712 euro ishin honorare.Në janar të këtij viti, në xhirollogarinë e tij dolën 2 mijë e 291 euro, 361 euro ishin honorare.

Në nëntor të vitit 2019, Esat Kelmendi pranoi pagë 3 mijë e 565 euro e 26 centë, nga këto 1 mijë e 642 euro ishin veç honoraret. Afër 3 mijë euro rrogë, sekretari i UP-së mori edhe në prill të vitit 2019, nga këto honorare ishin 1 mijë e 70 euro. /Ballkani.info/