Maradona sulmon ish-të dashurën: Nuk jam dhunues grash, por dua t’ia pres kokën…

Diego Armando Maradona ndërhyri me telefon në programin “Los Intrusos” dhe foli për ndarjen nga Rocío Oliva, partnerja e tij për gati 6 vite. I ballafaquar me kërkesa ligjore dhe ekonomike të ish-partneres së tij, Maradona reagon me fjalë të ashpra:

“Nuk jam nje njeri që rreh gruan, por dua ta shqyej, t’ia pres kokën. Ajo më bëri gjithçka mua. I telefonova Matias Morla (avokati i tij) dhe më tha se ajo kishte nënshkruar një dokument, ku deklaronte se nuk do të thoshte asgjë. Tani është me pushime, të cilat po i bën me paratë e mia”.

58-vjeçari shtoi: “E përsëris, Rocio nënshkroi një dokument, duke thënë se nuk mund të pretendonte absolutisht asgjë nga unë. Ajo është tërësisht jashtë jetës sime. Eshtë sjellë keq, por kjo është në duart e avokatit”.

Raportet në Argjentinë sugjerojnë se Maradona ka në plan ta padisë 28-vjeçaren Oliva. Çifti u nda kohët e fundit, pas gjashtë vitesh së bashku. Maradona tha se do t’ia marrë edhe një shtëpi, që ai i pati dhënë më herët ish-partneres në Buenos Aires.

“Shtëpia që i dhashë familjes së saj është e imja, nuk do ta mbajë atë, – shtoi “Dora e Zotit”. – Më vjen keq, por unë nuk jam babagjyshi i Krishtlindjeve, që shkon duke pyetur njerëzit për çfarë kanë nevojë dhe t’ua plotësoj dëshirat… Unë punoj, ashtu si të gjithë të tjerët në botë.”

Maradona vazhdoi të thoshte se Oliva është “shumë keq nga mendja” dhe shtoi se “dashuria për të ka vdekur”.