Maradona dëshiron të bashkohet me Tevezin te Gimnasia

Pas emërimit të Diego Armando Maradonës në stol, Gimnasia La Plata synon edhe Carlos Tevez.

Sipas asaj që raportojnë mediat argjentinase, në brëndësi të klubit të Gimnasias po presin me interes të madh sesi do të përfundojë gjysmëfinalja e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors për t’u hedhur në sulm për Tevez.

Nëse Boca do të eliminohet atëherë drejtuesit e Gimanasias do të bëjnë tentativën finale për të transferuar Apashin në skuadrën e tyre.

Tevez ka kontratë deri në dhjetor me klubin nga Bombonera, por pavarësisht se është 35 vjeç Maradona beson shumë te ish sulmuesi i Juventusit, pasi kanë punuar së bashku edhe në kombëtaren argjentinase.

loading…