Maqedonia i hap kufinjtë pa teste dhe pa karantinë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot vendosi për hapjen e kufijve pa karantinë dhe pa test PCR.

“Të dashur bashkëatdhetar, Ju informojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e rregullt sot ka sjellur vendim:

Hapen të gjithë kufijtë për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe qytetarët e huaj pa pasur nevojë për PCR test dhe pa vetëizolim 14 ditor (karantinë).

Vendimi hyn në fuqi nga data 26.06.2020 e Premte.

Të gjithë bashkëatdhetarëve që do të udhëtojnë për në vendlindje ju dëshirojmë rrugë të mbarë dhe njëherit apelojmë për respektim maksimal të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga virusi Covid 19, e gjithë kjo për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Lutemi për durim dhe disciplinë sepse vetëm bashkë mund ta tejkalojmë këtë sfidë të përbashkët.”, shkruan Lirim Shabani.