Edi Rama

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë në Open Balkan, Xhaferit s’i bën përshtypje që s’mori urim nga Serbia

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zbuloi se nga shtetet e rajonit, Serbia s’e ka uruar për marrjen e postit të ri.

Në planin diplomatik, Xhaferi thotë se është çështje e Serbisë, në atë personal s’i bën përshtypje.

“Prej atje [Serbi] nuk kanë mbërritur. Në rrjete sociale nuk parë. As urime zyrtare prej andej nuk kanë mbërri. Tash ajo është rregull protokollare diplomatike, kështu që në kontekst diplomatik është çështje e sjelljes diplomatike nëse bëhet apo nuk bëhet. Në aspekt personal emotiv nuk më bën përshtypje edhe nëse po ose jo. Nuk më prek, sikush ka veprimet e veta”, tha Xhaferi në një intervistë për Euronews Albania.

Por, për nismën e Ballkanit të Hapur, Xhaferi s’i ka mbaruar punët siç kishte deklaruar kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai thotë se “janë çështje rrjedhëse” dhe se shteti që drejton ai s’ka pse të mos jetë pjesë e nismës.

“S’ka arsye për të mos qenë pjesë në aspekt të rregullave që janë vendosur në aspektin ekonomik. Komunikimi politik ka qenë i hapur dhe përpara Ballkanit të Hapur, nuk ka pasë pengesa. Aspekti ekonomik që është baza e Ballkanit të Hapur, marrëveshjet e fundit që janë nënshkruar për lëvizjen e fuqisë punëtore. Të gjitha vendet në rajon kanë mungesë të fuqisë punëtore, kështu që janë çështje që ka vend për të biseduar dhe ka çështje që janë në suazat e Procesit të Berlinit ku janë të gjithë. Kështu që, nuk ka nevojë për ndërprerje të komunikimit”, tha ai.

BONUS VIDEO: Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve