Maqedonia e Veriut dhe Rusia së bashku në ushtrimet për mbrojtjen civile që do të mbahen në Serbi

Forcat e shtetit për mbrojtje dhe shpëtim do të marrin pjesë në ushtrimet e përbashkëta për mbrojtje civile me Rusinë në Nish të Serbisë, duke filluar nga sot gjatë dy ditëve të ardhshme, ka njoftuar sot Qeveria duke shpallur agjendën në seancën e sotme të 141 të Qeverisë.

“Në seancën e sotme të Qeverisë së RMV-së do të shqyrtojë informacionin për dërgim të forcave për mbrojtje dhe shpëtim në kuadër të ushtrimeve ndërkombëtare për menaxhim me situata emergjente”, shkruan Alsat-M.

Ushtrimet do të mbahen nën mbështetje të MPB-së, Sektori për situata të jashtëzakonshme të Serbisë dhe Ministrisë për mbrojtje civile të Federatës Ruse nga 25 deri më 27 qershor në Nish.