Maqedoni Veriore: Mbyllen qendrat e votimit, kjo është pjesëmarrja votuesve

Ditmire Shehu nga KSHZ-ja tha se deri në orën 18:30 pjesëmarrja e votuesve në rang vendi ka qenë 48.88 për qind.

Komunat me pjesëmarrjen më të madhe kanë qenë Vevçani, Rosomani etj, ndërsa ato me daljen më të ulët Saraj, Shuto Orizarit, Bogovinë etj. Ndërsa në pjesën më të madhe të vendeve të votimeve janë mbyllur, në komunën e Sarajit, Karposhit, Probishtpit dhe Dollnenit do të vazhdohet ende pasi ka pasur vonesa në hapjen e tyre.

Sipas Ditmire Shehut, në vendvotimet ku ka pasur vonesa do të vijohet të vazhdohet për aq minuta sa kanë qenë edhe vonesat./AlsatM