Maqedoni e Veriut: 9 të vdekur dhe 176 të prekur nga COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 9 persona kurse janë regjistruar edhe 176 raste të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 870 teste dhe nga këta 176 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërkohë kanë ndërruar jetë edhe 9 persona.

Po ashtu janë shëruar edhe 80 pacientë.