Maqedoni e Veriut: 37 raste të reja me COVID-19, 10 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 37 raste të reja me COVID-19 ndërsa janë shëruar  10 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes.

Deri më tani, në Maqedoni të Veriut janë kryer gjithsej 949 mijë e 11 teste, teksa numri i përgjithshëm i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 156 mijë e 54 njerëz, numri i personave të shëruar është 150 mijë e 273, numri i vdekjeve është 5 mijë e 489 teksa vazhdojnë të mbesin edhe 292 raste aktive.