Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar edhe 8 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni.

Rastet e reja janë nga Shkupi (3), Manastiri (1) dhe Velesi (4).

Gjithashtu raportohet për një pacientë nga Tetova e cila ka ndërruar jetë mbrëmë në klinikën e Shkupit. E ndjera ishte e moshës 59 vjeçare, dhe 2 javë ka qenë e vendosur në frymëmarrje artificiale.

Sot janë regjistruar edhe 21 pacientë të shëruar plotësisht nga COVID-19, pas dy testimeve të njëpasnjëshme.