Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se i është gëzuar lajmit që sot ka përfunduar periudha 30 ditore e njoftimit të Kongresit të SHBA-ve rreth kërkesës për blerjen e anti-tankeve Javeline.
Maqedonci në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se proceduralisht janë në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojnë blerjen.
Postimi i plotë:
I gëzohemi lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë.
Proceduralisht jemi ne pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen.
Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer.
VIDEO BONUS: “Kam mendu që të ka mbet naj grimë UÇK”| Berisha kapet me Maqedoncin: S’je argati i Dejona Mihalit







