Sadio Manes i është ndarë çmimi “Socrates” në ceremoninë e sontme të “Topit të Artë” në Paris.

Ky çmim i është ndarë Manes për shkak të ndihmës që i bën lojtari senegalez fshatit të tij në Senegal, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti i Bayern Munich ka ndihmuar vendlindjen e tij duke financuar ndërtimin e shkollave dhe spitaleve.

Çmimi është ndarë nga France Football./Demokracia.com/