Mane i nervozuar keq me Salahun, s’kishte faj! Ja çfarë vetjaku tregohet egjiptiani (VIDEO)

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, u pa tejet i nervozuar në momentin kur ai u zëvendësua në ndeshjen me Burnleyn. Teksa Liverpooli po fitonte 3 me 0, Mane u zëvendësua në minutën e 85-të për t’i liruar vend Divock Origit.

Në rrugën drejt bankinës senegalezi shihej tejet i nervozuar dhe kjo sipas medieve në Angli kishte ardhur për shkak se nuk kishte marrë pasimin nga bashkëlojtari Mohamed Salah në një rast ideal për të katërfishuar epërsinë.

I pyetur pas ndeshjes për këtë situatë, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, ka thënë se nervozizmi s’kishte të bënte me zëvendësimin.

“Të gjithë jemi të lumtur. Ai është një djalë emocional. Diçka nuk shkoi siç deshi ai, nuk ishte zëvendësimi. Do ta sqarojmë në zhveshtore”, ka thënë gjermani.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=jwd8urYaeoc

loading…