Drejtuesit e Manchester Unitedit janë në negociata të avancuara me Juventusin për sulmuesin kroat, Mario Mandzukic.

“Gazetta dello Sport” ka shkruar të premten se Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për transferimin e ish sulmuesit të Atletico Madridit, i cili pritet të largohet nga Juventusi gjatë këtij muaji.

Gjithashtu, ekipi anglez i ka ofruar kroatit 33-vjeçar, kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi dhe një pagë vjetore deri në pesë milionë euro.

Madnzukic ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021 kurse ka fituar katër tituj kampioni në Serie A.

Ai edicionin e shkuar realizoi dhjetë gola në 33 ndeshje kurse karrierë ka bërë edhe te Bayerni e Wolfsburgu.