Mali i Zi

Mandiq ngushëllon popullin serb, derisa e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Pavarësisht se nuk e uroi Malin e Zi për përvjetorin e pavarësisë, Andrija Mandiq duka i çetnikeve, pro-rusi dhe pro-serbi në krye të Kuvendit malazez, ka gjetur kohë për ngushëllimin e popullit serb.

Derisa sot anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duhet të votojnë sot Propozimin për një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, Mandiq ka mohuar gjenocidin e kryer mbi boshnjakët në Srebrenicë.

“Populli serb, pavarësisht se ku jeton, është i bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj çdo synimi për të votuar për gjenocidin e tyre të pretenduar në Kombet e Bashkuara (OKB)”, tha kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.

Mandiq ka shkruar në rrjetin X se sot populli serb, pavarësisht se ku jeton, e ka zemrën në OKB.

“Ai është i bashkuar në kundërshtimin e tij ndaj çdo qëllimi për të votuar gjenocidin e tij të supozuar në OKB dhe ofron mbështetje të plotë për të gjitha përpjekjet e bëra nga presidenti dhe delegacioni i Republikës së Serbisë”, tha Mandiq.

Ai shtoi se do të qëndrojë në këmbë dhe do të luftojë për një të ardhme më të mirë për popullin serb.

Rezoluta, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, u sponsorizua nga 38 vende.

Kryeministri malazez Milojko Spajiq ka njoftuar më 9 maj, në orën e kryeministrit në Kuvend, se Mali i Zi do të votojë për Rezolutën për Srebrenicën.