Mancini vendos rekord tek Italia

Roberto Mancini i ka dhënë një tjetër fytyrë skuadrës kombëtare të Italisë.

Italia ka treguar një tjetër stil futbolli nga ai që jemi mësuar ta shohim nga ta, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian me maksimumin e pikëve nga 10 ndeshje të luajtura (30).

Trajneri Roberto Mancini ka bërë ‘mrekullinë’ me lojtarët e tij, duke vendosur njëkohësisht edhe një rekord të ri tek italianët.

Për herë të parë në histori, Italia ka fituar 11 ndeshje radhazi.

Mbetet të shihet nëse Mancini me djemtë e tij mund ta vazhdojnë këtë ecuri fenomenale dhe të jenë nga pretendentët seriozë për triumfin në Euro 2020.