Italia

Mancini kërkon durim nga tifozët

Italia shënoi fitore dramatike mbrëmë ndaj Polonisë por selektori i “azzurrëve” dëshiron t’i ul pritshmëritë e tifozëve.

Italia i dha fund serisë negative prej 5 ndeshjeve pa fitore teksa goli i Biraghit në minutat e fundi e vendosi takimin.

Mancini ka kërkuar durim nga të gjithë pasi që ai nuk është magjistar për t’i rregulluar gjërat menjëherë te 4 herë kampionët e Botës.

“Ne e dominuam ndeshjen, duhej të shënonim më herët, ndërsa nuk do të ishte e drejtë që ndeshja të përfundonte 0:0. Kjo ishte një fitore e mrekullueshme dhe ne mund të përmirësohemi ende por duhet të kemi durim. Një periudhë e re ka filluar, por unë nuk jam magjistar”, u shpreh Mancini për Rai Sport.

Italia ka ende gjasa matematikore për të përfunduar grupin si lidere, derisa ndodhet në pozitën e dytë me 4 pikë, 2 më pak se Portugalia por luzitanët kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.