Mbrojtësi serb

Manchester Unitedi insiston për mbrojtësin e Fiorentinës

Pavarësisht shkarkimit të Jose Mourinhos, te Manchester United duket se nuk i kanë ndryshuar planet për forcimin e repartit të prapavijës, me mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic, që vazhdon të jetë objektivi kryesor.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e lojtarit.

Nga ana tjetër, klubi italian nuk kërkon t’i humbasë shërbimet e mbrojtësit serb për një shumë më të vogël se 50 milionë euro.

Gjithsesi, largimi i 21-vjeçarit në janar duket shumë i vështirë, ndërsa Manchester United po punon që të paktën të sigurojë transferimin e tij në verë.