Manchester Unitedi ia ndërpret Manchester Cityt ecurinë prej 21 fitoreve radhazi

Manchester Unitedi ia ka ndërprerë Manchester Cityt ecurinë prej 21 fitoreve radhazi duke ia shkaktuar disfatën e parë pas 28 ndeshjeve pa humbje, pasi e mposhti 2:0 të dielën në Premierligë.

Bruno Fernandes dhe Luke Shaw i shënuan golat e fitores për Unitedin në Etihad, duke ia humbur shpresat rivalit të qytetit për ta thyer rekordin për më së shumti fitore radhazi..

Rekordi për më së shumti fitore radhazi në futbollin evropian mbahet nga klubi uellsian The New Saints, i cili në vitin 2016 i fitoi 27 ndeshje radhazi.

Humbja e fundit e skuadrës së Pep Guardiolës erdhi në fund të nëntorit 2020, kur Tottenhami e mundi 2:0 duke e lënë Cityn në pozitën e 11-të me tetë pikë më pak se skuadra e Jose Mourinhos, që ishte lidere e Premierligës në atë kohë.

Që prej atëherë City i fitoi 21 ndeshje radhazi në të gjitha garat dhe ishte e pamposhtur në 28 në përgjithësi.