Brescia nuk arriti të ruante avantazhin e dyfishtë, duke u mundur nga Bologna në sfidën e së dielës, por kjo ndeshje mund të cilësohet e rëndësishme për mesfushorin Sandro Tonali.

19-vjecari mund të gëzohet me faktin që në tribunat e stadiumit “Rigamonti” ishin të pranishëm skautë të Manchester United për të ndjekur pikërisht paraqitjen e tij.

Gjithashtu Tonali është ndjekur në këtë sfidë edhe nga përfaqësues të Ajax dhe Borussia Dortmund, duke i hapur rrugë kështu një dueli mjaft të zjarrtë në merkaton e ardhshme për të siguruar shërbimet e tij.

Tonali konsiderohet si Pirlo i ri i Italisë, ndërkohë që paraqitjet e tij shumë të mirë ndihmuan Brescian që sezonin e kaluar të mbyllte në vendin e parë në Serie B, ç’ka i siguroi edhe ngjitjen në Serie A.

loading…