Manchester United shpreh interesim për Dzekon

 Manchester Unitedi ka kthyer sytë kah sulmuesi Edin Dzeko, të cilin e sheh si alternativë të mirë për repartin e sulmit, përcjellë “Daily Mail” të enjten.

Bëhet e ditur se te Unitedi janë të bindur se Dzeko do të jetë përforcim i duhur për afatin kalimtar të janarit, pasi 33-vjeçari është i gatshëm për t’u kthyer në Premier League.

Dzeko ka luajtur katër vite në Angli, te Manchester City dhe ka fituar dy tituj kampioni. Këtë edicion, sulmuesi boshnjak ka realizuar gjashtë gola në 15 ndeshje për Romën në të gjitha garat.