Në rast se Rafa Benitez do të qëndrojë në stolin e Newcastle edhe sezonin tjetër, përforcimi i parë që ka kërkuar është mesfushori spanjoll Juan Mata.

Ky i fundit është pranë largimit nga Manchester United, pasi kontrata i skadon më 30 qershor dhe ajo nuk do të rinovohet.

Për këtë arsye, Mata, 31 vjeç, mund të transferohet kudo si lojtar i lirë, me parametra zero. Një mesfushor me shumë përvojë, që do të ishte një përforëcim i rëndësishëm për Newcastle, një ekip që nuk ka shumë buxhet për të shpenzuar në merkato.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Benitez po përpiqet t’i mbushë mendjen patriotit të tij të qëndrojë në Premier League dhe të luajë me bardhezinjtë.

Skuadra e Newcastle i ofron një kontratë 2-vjeçare Juan Mata. Mesfushori kërkohet edhe nga disa skuadra në Spanjë.