Manchester United mendon rikthimin e Zahas

Wilfried Zaha ka gjasa të mëdha që të kthehet te Manchester Unitedi.

Mediumet angleze kanë raportuar të premten se United po synon transferimin e Zahas gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi 27-vjeçari do të largohet nga Crystal Palace.

Zaha qe transferuar te Manchester United në janar të vitit 2013, por nuk pati bindur me paraqitjet e tij për t’u larguar pas dy vjetësh.

Mësohet se Unitted është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 60 milionë euro për transferimin e Zahas. Sulmuesi ka kontratë me Crystal Palacen deri në verën e vitit 2023.

Ai këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 19 paraqitje në Premier League, kurse kërkohet edhe nga skuadrat e tjera angleze.