Manchester United po shkon drejt fundit të një sezoni me luhatje, teksa Ole Gunnar Solskjaer do të marrë përgjegjësitë për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Emergjenca më e madhe është në mbrojtje, aty ku “Djajtë e Kuq” çalojnë sepse këtë sezon kanë pësuar 48 gola në Premier League, më shumë se të gjitha skuadrat në top-6.

Ka qenë medie gjermane “Sport1”që ka zbuluar se United do të hidhet në sulm për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munich, Niklas Sule.

23-vjeçari këtë sezon ka ardhur në formën e tij më të mirë, duke i marrë vendin e titullarit Jerome Boateng, madje ishte përcaktues me golin e fitores këtë fundjavë ndaj Werder Bremen.

Ndërkohë në Angli kanë shkuar më tej, duke sqaruar se Bayerni nuk do e linte të largohej lojtarin e tyre, mirëpo një ofertë prej 50 milionë paundësh do e tundonte klubin bavarez.