Manchester United insiston në transferimin e Dembele

Drejtuesit e Manchester United janë gjithnjë e më të bindur për të transferuar sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele, gjatë merkatos së janarit.

Për sulmuesin francez, përveç “Djajve të Kuq” interesohen edhe Arsenali e Liverpooli, por klubi nga “Old Trafford” duket më i vendosur.

Edhe gjatë verës sulmuesi pati disa oferta, por presidenti i Lyonit, Aulas, nuk dëshironte të hiqte dorë prej tij, por ndryshe duket situata tani dhe një ofertë e mirë e Manchester United mund ta bindë presidentin e klubit francez që të lejojë kalimin e tij në Angli me hapjen e merkatos së janarit.

loading…