Premierliga

Manchester United gati të tentojë yllin e Milanit

Manchester United duket tepër i interesuar për transferimin e Rafa Leao.

Djajtë e Kuq janë në dijeni se një operacion i tillë do të jetë i vështirë në janar, por që e planifikojnë për verën e vitit 2024.

Sipas asaj që raporton “Daily Star Sport”, Manchester United po planifikon një ofertë të majme për Leaon, afro 100 milionë euro.

Milani do të rezistojë në mbajtjen e 24-vjeçarit, ndërsa kjo shumë është larg asaj që kërkojnë për portugezin.

Rossonerët janë në dijeni se edhe Chelsea e Real Madridi e monitrojnë lojtarin, ndërsa ata mund të pranonin vetëm 150 milionë euro për kartonin e lojtarit.