Manchester United ka mbyllur marrëveshjen me Sporting Lisbona për të kryer transferimin e Bruno Fernandes, kështu raporton media portugeze “A Bola”, që sipas të cilës marrëveshja do të zyrtarizohet ditën e diel.

Për mesfushorin me tipare sulmuese kishte kohë që flitej se është pranë kalimit tek Manchester City, mirëpo konkurrenca e United ka ndezur luftën dhe vlera e tij është rritur ndjeshëm.

Sipas informacioneve të para ky transferim do të mbyllet për 68-78 milionë euro, teksa nuk dihet ende se si është përcaktuar formula e bonuseve.

Do të jetë pikërisht dita e diel, dita kur Portugalia dhe Holanda do të zbresin në fushë për finalen e Nations League dhe Fernandes mund të zyrtarizohet si lojtar i “Djajve të Kuq” para kësaj ndeshje.

Këtë sezon, mesfushori me tipare sulmuese ka shpërthyer dhe ka ruajtur formë konstante duke shënuar dhe dhënë asist në 50 gola, gjatë 53 paraqitjeve të tij në sezonin 2018-19.