Manchester City rikthehet te fitorja

Manchester City ka mposhtur Bournemouthin me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së tretë të Premierligës.

Kampionët në fuqi u rikthyen te fitorja pas barazimit në ndeshjen e kaluar.

Golat për Cityn i realizuan dy Aguerro (15′ dhe 64′) dhe një Sterling (43′).

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Willson në fund të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, dy më pak se Liverpooli që ka 3 fitore në 3 ndeshjet e para.