Të pamposhturit

Manchester City, Liverpool dhe Chelsea vendosin një rekord në Premier League

Fitorja minimale 0-1 e Manchester Cityt mbrëmë në “Wembley” përballë Tottenhamit do të thotë se “Citizens”, Liverpooli dhe Chelsea kanë vendosur rekord në Premier League duke mbetur të pamposhtura pas 10 javëve të para në Premier League.

City janë kampionët në fuqi në ishull derisa u rikthyen në pozitën e liderit me triumfin ndaj skuadrës së Pochettinos.

Por duket se këtë sezon do të përballen me konkurrencë të madhe në krahasim me edicionin e kaluar, pasi që edhe Liverpooli ka 8 fitore e dy barazime.

Kampioni i sezonit 2016-2017, Chelsea ndodhet 2 pikë prapa dyshes City e Liverpool, pas suksesit të thellë 0-4 kundër Burnley fundjavën që e lamë pas.

Ndërsa edhe Arsenali gjendet në pozitën e katërt, teksa këtë javë e pret në “Emirates”, Liverpoolin në debin e xhiros së 11-të.