Manchester City eliminon Arsenalin

Goli i Nathan Ake vendosi sfidën Manchester City-Arsenal.

Dueli i raundit të 1/16-ve në FA Cup, u mbyll 1-0 për skuadrën e Pep Guardiolës, që iu fal golit të bukur të qendërmbrojtësit holandez për të thyer rivalët e mëdhenj në Premier League.

Kjo është hera e parë në histori që “Cityzens” fitojnë ndaj Arsenalit në një ndeshje të kompeticionit FA Cup.

Sa i përket kampionatit, skuadra e Mikel Artetës kryeson me 50 pikë pas fazës së parë, pesë më shumë se kampionët në fuqi, të cilët kanë zhvilluar edhe një ndeshje më shumë se Topçinjtë.