Manchester City dhe Arsenali pas Iscos

Ekipet nga Premier League, Arsenali dhe Manchester City janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Isco.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja spanjolle “AS”. Mësohet se si City ashtu edhe Arsenali tashmë kanë kontaktuar Realin në lidhje me Iscon, pasi mesfushori pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

27-vjeçari, nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion dhe ka kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Isco deri më tani ka vetëm katër paraqitje në La Liga këtë edicion kurse me Realin ka kontratë deri në vitin 2022.

Kartoni i tij, vlerësohet rreth 70 milionë euro kurse interesim për Iscon më herët ka treguar edhe Juventusi.

loading…