Man City

“Mançesteri është i kaltër” falë paraqitjes heroike të Foden: City dominoi absolutisht Unitedin

Manchester City e ka mposhtur 3-1 Manchester Unitedin në derbin që u luajt në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Ashtu edhe siç pritej, ndeshja nisi me dominim nga vendasit, që rrezikuan me anë të John Stones – i cili u rrëzua në zonë, por gjyqtari tha se loja duhet vazhduar.

Me gjithë sulmet e Man Cityt, Marcus Rashford zuri mbrojtjen e Citizens të vendosur shumë lartë, ndërsa me një asistim të Bruno Fernandes në minutën e tetë, anglezi realizoi për 1-0.

Më pas City shkoi me të gjitha forcat në sulm, duke synuar të shënonte golin e barazimit, por pa sukses në 45 minutat e parë.

Një rast ë mirë shënimi e lëshoi Phil Foden, kur në minutën e 15-të nuk arriti të mposhtë Andre Onana kur ishte ballë për ballë.

Pas vetëm katër minutash, anglezi i talentuar sërish kishte shans të shënonte, ndërsa sërish nuk ia doli të mposhte portierin kamerunas.

Edhe Rodri (34’) tentoi të shënonte në portën e Manchester United, por as ky nuk ia doli të befasontebefasonteqë bëri një pritje fantastike.

Në minutën e 45-të, Foden asistoi te Erling Haaland, por sulmuesi norvegjez dështoi ta fuste topin në portën e zbraztë.

Pjesa e dytë sërish nisi me dominim nga Manchester City, me çka iu shpërblye me tri gola.

Në minutën e 56-të, Rodri asistoi te Phil Foden që realizoi një super gol me të majtën e tij magjike, për të mposhtur Andre Onanan.

Citizen vazhduan me presion të lartë dhe në kërkim të golit të fitores, por nuk ia dilnin t’i konkretizonin rastet.

Foden u shfaq edhe njëherë në listën e golashënuesve, duke u bërë kështu heroi i kampionit në fuqi, kur realizoi në minutën e 80-të me një asistim të Julian Alvarez.

Për të vulosur fitoren e kampionit në fuqi u përkujdes Haaland (90+1′), që realizoi për 3-1.

Pas javës së 27-të, Manchester City ka 62 pikë, një më pak se lideri Liverpooli, ndërsa në xhiron e 28-të takohen pikërisht me The Reds.