Man Unitedi kthen vëmendjen te Erikseni

Manchester Unitedi është duke e konsideruar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksenit. Por, për kompletimin e këtij transferimi ka mbetur vetëm edhe një javë kohë, deri më 8 gusht.

Mesfushori danez ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Tottenhamin. Pasi që kontrata e tij aktuale përfundon gjatë verës së ardhshme, klubi londinez mund të preferojë të përfitojë nga shtija e tij këtë verë.

Zgjedhja e parë e Eriksenit ishte Real Madridi, mirëpo klubi madrilen tani nuk është më i interesuar për të, pasi që janë duke tentuar ta transferojnë Donny van de Beekun e Ajaxit.

Juventusi është interesuar gjithashtu për danezin, mirëpo transferimi i tij më shumë varet nga shitja e Paulo Dybalas, i cili deri më tani nuk është treguar i gatshëm të transferohet te “Djajtë e kuq”.

Kjo dëshmon se sa të komplikuara dhe të lidhura janë transferimet e këtij afati kalimtar, veçanërisht pasi që Bruno Fernandes i Sporting Lisbonës – i cili po kërkohet nga Manchester Unitedi gjithashtu – shihet si zëvendësues i mundshëm i Eriksenit.

Megjithatë, drejtuesit e Manchester Unitedit do ta preferonin blerjen e Eriksenit përpara Bruno Fernandesit, për shkak të përvojës së tij më të madhe, veçanërisht në stilin e lojës në Premierligë.

E gjitha kjo do të varet nga vendimi i Eriksenit, pasi që Manchester Unitedi nuk është në pozitë më të mirë sesa Tottenhami, veçanërisht pasi që klubi londinez luan në Ligën e Kampionëve e “Djajtë e kuq”.

Në anën tjetër, Manchester Unitedi ende nuk është afër arritjes së një marrëveshjeje me Leicester Cityn për Harry Maguire, përkundër që fillimisht ishte besuar se gjithçka do të kompletohej javën e kaluar.

loading…