Manchester United

Man United po planifikon një goditje të madhe – synohet transferimi i top yllit të Bayernit

Manchester United është duke konsideruar mundësinë e transferimit të Matthijs De Ligt nga Bayern Munichu këtë verë.

The Athletic raporton se 24-vjeçari është paraqitur si një objektiv konkret për Unitedit teksa po synojë të përforcojnë fazën e mbrojtjes.

Negociatat për transferimin e holandezit nuk kanë nisur ende, por trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag, i cili ka punuar më herët me De Ligt tek Ajaxi, do ta mirëpriste një ribashkim të mundshëm.

Pas largimit të Raphael Varane si lojtar i lirë, Unitedit i duhen përforcime në fazën e mbrojtjes, veçanërisht duke ditur se Harry Maguire dhe Lisandro Martinez kanë humbur shumë ndeshje sezonin e kaluar për shkak të lëndimit.

Raporti shton se De Ligt do të ishte një opsion real për afatin kalimtar veror dhe më i mundshëm se sa ai i Jarrad Branthwaite të Evertonit, i cili do të kushtonte më shumë se 70 milionë euro.

De Ligt e nisi karrierën e tij tek Ajaxi para se të transferohej tek Juventusi në 2019. Pas tri viteve të kaluara në Serie A, reprezentuesi holandez u zhvendos në Gjermani tek Bayerni.

Në karrierën e tij relativisht ende të shkurtër si futbollist, ai ka fituar trofe me çdo klub fanellën e të cilëve e ka veshur.

Teksa United mund të shtyjë përpara negociatat gjatë javëve në vazhdim, De Ligt momentalisht është në Gjermani duke përfaqësuar Holandën në Euro 2024.

Sidoqoftë, ai ka mbetur prapa emrave si Stefan De Vrij dhe Virgil Van Dijk, andaj nuk ka arritur që të shijojë ndonjë ndeshje deri më tani në Kampionatin Evropian.