Man City ‘demolon’ Southamptonin

Manchester City e ka demoluar Southamptonin në javën e 11-të të Premier Ligës.

Manchester City e ka mposhtur me rezultat të thellë Southamptonin, 6:1.

Qytetarët shënuan katër gola në pjesën e parë me anë të, Hoedt (autogol) në minutën e 6’, Aguero (12’), David Silva (18’) dhe Sterling (45’+2).

Golin e vetëm në ndeshje për Southamptonin e shënoi Dany Ings (30’) nga penalltia.

Manchester City nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe dy gola në pjesën e dytë me anë të Raheem Sterling në minutën e 67’, që ishte goli i tij i dytë në ndeshje dhe Leroy Sane (90’+1).

Pas javës së 11-të, Manchester City është lider i Premierligës me 29 pikë.