‘’Mami, më vjen keq’’, fjalët e fundit të djaloshit që vdiq në duart e nënës

‘’Mami, më vjen keq për këtë’’, janë fjalët e fundit të djaloshit pesë vjeçar i cili vdiç në duart e nënës së tij. Pavarësisht luftës së tij dhe ngritjes së fondeve me rreth 855,580 euro për transplant, ai nuk arriti të jetojë, transmeton Ballkani.info

Charlie Proctor i kishte vetëm edhe disa ditë jete në dispozicion për të luftuar tumorin të cilin e diagnostifikuan mjekët gjatë muajit të kaluar. Nëna e tij, Amber Schofield, 24 vjeçare, kishte ngritur fonde për të mbledhur para për tretmanët në US.

Charlie vdiç të shtunën në duart e së ëmës duke i kërkuar asaj falje për gjithçka. Më pas, nëna e postoi një foto të tij me krahë engjëjsh në rrjetet sociale për t’i njoftuar të gjithë ata që kontribuan dhe ishin në pritje të shërimit të tij, duke përfshirë këtu edhe yje botërore, si Pink. /Ballkani.info/