Njëri nga drejtuesite UÇK-së dhe ish politikani, Naim Maloku, ka reaguar pas takimit të sontëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Tiranë, në kuadër të të ashtuquajturit ‘mini-shengen ballkanik’.
“Sot, Edi Rama takohet me Vuçiqin a i mëshon Ramushit! A ka dikush diçka të paqartë këtu?”, ka pyetur Naim Maloku.
Edi Rama mbrëmë në një intervistë ka folur me tone të ashpra dhe fyese ndaj liderëve të Kosovës, Ramush Haradinaj, Albin Kurti e Hashim Thaçi.
I ashpër Rama, veçanërisht, ka qenë me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn. Inati me Haradinajn ka nisur që nga Samiti i Berlinit, ku Rama kishte tentuar të faktorizohet në kurriz të Kosovës.
I njëjti, po e lavdëron Vuçiqin dhe me të po vazhdon realizimin e një projekti të dëmshëm të ashtuquajtur Mini-Shengeni Ballkanik. Megjithatë, Kosova është rreshtuar fuqishëm kundër këtij projekti dhe vet Edi Ramës. /Ballkani.info/






