Mallorca befason Realin, mposhtin “mbretërit” VIDEO

Real Madridi është befasuar në sfidën e sotme në udhëtim te Mallorca.

Vendasit arkëtuan pikët e plota përkundër që Reali e dominoi takimin, Mallorca u tregua më efikase.

Ishte Lago Junior ai që shënoi golin e fitores në këtë takim për vendasit.

Ai shënoi në minutën e shtatë të takimit pas asistimit nga Febasi.

“Los Blancos” nuk arritën të gjejnë rrugën e golit në vazhdim, madje në minutën e 74 mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Odriozola u ndëhkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas kësaj disfate Reali humb pozitën e liderit dhe tani me 18 pikë mban vendin e dytë. Kurse Mallorca në vendin e 14 ka 10 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=Pq0uIIlIwVg

loading…