Malishevë: Zyrtarë e drejtorë komunal, jo në zyre por në byfe: ia “grahin” rakisë në orar të punës

Janë në orar të punës por nuk janë në zyre. Byfeja e komunës si duket është bërë zyre pune për disa zyrtarë të cilët e kalojnë shumicën e kohës në mjediset e byfesë, dhe atë duke konsumuar pije alkoolike dhe cigare.

Kjo është pamja tipike që shumë qytetarë hasin kur hyjnë në ambinetet e Komunës së Malishevës dhe sidomos brenda byfesë së komunës.

Kjo thyerje rregullash vlenë vetëm për një numër i caktuar zyrtarësh komunal, sidomos ata të lidhur me pushtetin lokal dhe në pozita politike që siç shihet nuk e qajnë fare kokën për shërbimin ndaj qytetarëve por e kalojnë kohën e punës në byfenë e komunës ku konsumojnë alkool dhe cigare gjë që është e ndaluar me ligj.

Në foton e publikuar nga ish drejtori i urbanizmit Ahmet Morina shihen përveç tij edhe Nuhi Shala menaxher i prokurimit , Drejtori I Shërbimeve Publike Milazim Morina dhe një zyrtar tjetër.
Kryetari Begaj ndonëse në paraqitjet e tij publike është kritikues i abuzimit me punën dhe alkoolit ai si duket i ka mbyllur të dy sytë ndaj veprimeve të tilla të zyrtarëve të tij që janë edhe rrethi i tij i afërm.

Nuk dihet sa qytetarë ka pasur korridroeve duke pritur për shërbimet e këtyre zyrtarëve dhe të tjerëve që kalojnë pothuajse tërë ditën në byfenë e komunës.

Zyrtarë komunal nuk janë në zyrë, , nuk janë në zyrë por në byfe, nuk pinë vetëm kafe por edhe raki dhe cigare.