Malishevë, vazhdon dezinfektimi i objekteve të të prekurve me COVID-19

Në kuadër të përkujdesjes dhe krijimit të sigurisë në aspektin shëndetësorë, për familjet e rasteve të prekura me COVID-19, Komuna e Malishevës, edhe sot ka vazhduar me dezinfektimin e objekteve dhe hapësirës së jashtme të këtyre rasteve.

Gjatë ditës së stome janë dezinfektuar edhe dy objekte të këtyre rasteve, duke e përmbyllur ciklin e dezinfektimit të të gjitha rasteve të prekura deri më tani.

Që nga fillimi i marrjes së masave parandaluese dhe masave tjera për luftimin e pandemisë së COVID-19, Komuna e Malishevës, disa herë ka bërë dezinfektim të hapësirave në qytetet, pastaj objektet e institucioneve, përfshi edhe objektet shëndetësore, si dhe me projektin humanitar të “Zona Park”, edhe shtëpitë e të prekurve.

Përveç masës së dezinfektimit të deritanishëm, në ditët në vijim Komuna e Malishevës, pritet t’i shtoj këto masa parandaluese të dezinfektimit.